Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në lansimin e Raportit mbi Dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes, organizuar nga BIRN Kosova.
Ajo tha se verifikimi i fakteve nuk është më vetëm përgjegjësi e gazetarëve – është një detyrë e të gjithë shoqërisë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Osmani theksoi se Dezinformimi nuk është thjesht një çështje etike apo mediatike, por një kërcënim për stabilitetin, sigurinë kombëtare dhe demokracinë tonë.
“Në një kohë kur gënjeshtrat mund të përhapen më shpejt se e vërteta, verifikimi i fakteve nuk është më vetëm përgjegjësi e gazetarëve – është një detyrë e të gjithë shoqërisë. Dezinformimi nuk është thjesht një çështje etike apo mediatike, por një kërcënim për stabilitetin, sigurinë kombëtare dhe demokracinë tonë.”, ka shkruar ajo.
“Prandaj, verifikim, verifikim dhe konfirmim të verifikimit! Sepse aty ku mbretërojnë gënjeshtrat, rrezikohet liria jonë.”, shtoi Osmani./Arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë
Guardiola: Arseanali është ende në krye të tabelës, ne nuk d...
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...