Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë sot personalitetin e botëror të sportit Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Ceremonia e dekorimit mbahet në zyren e Presidentes Osmani me fillim në ora 12:00.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.
“Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...