Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me Medaljen Presidenciale Ushtarake, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon.
Dekorimi, që u bë gjatë javës së kaluar, vlerësohet si një simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.
Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës