Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut , Bujar Osmani duke komentuar qëndrimin e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov tha se Bullgaria të drejtën e vetos, por gjashtë muaj është periudhë shumë e gjatë në kontekstin në të cilin ndodhet rajonit.
Ai thekson se vendimet për zgjerimin e BE-së miratohen me konsensus mes vendeve anëtare dhe qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është parimore dhe shumë vende të BE-së e mbështesin.
“Gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin ndodhet rajonit. Ka shumë çështje të hapura. Mendoj se kjo periudhë nuk ka konvenon neve. Duhet të ulemi me Petkovin dhe të bisedojmë se çfarë do të ndodhë kjo periudhë”, tha Osmani.
Kujtojmë se “Financial Times” dhe shkroi se kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov jep sinjale se Sofja do të jep fund bllokimeve dhe Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet./Telegrafi/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...