Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate nesër më 24 mars, do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate.
Ky homazh do të bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë