Misioni i OSBE-së në Kosovë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes.
“OSBE-ja ka mbështetur lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes në Kosovë që nga viti 1999, në partneritet të ngushtë me institucionet dhe mediat në Kosovë. Në këtë kontekst, kërkojmë vëmendje të veçantë për nenin 5 të këtij projektligji, i cili do të cenonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e individëve për t’i shprehur bindjet e tyre personale dhe pikëpamjet politike. Ne ndajmë shqetësimet e shprehura nga Ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe miqtë e tjerë të Kosovës, përfshirë ambasadën gjermane dhe atë zvicerane, të cilat e kanë ngritur zërin e tyre lidhur me këtë ligj”, thuhet në komunikatën e OSBE-së .
Misioni i OSBE-së vlerëson se Kosova ka kornizë të avancuar ligjore, në përputhje me standardet evropiane, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe të drejtat dhe liritë e tjera të arritura me mund të madh.
“Por, sikur këto mbrojtje do të vlenin vetëm për idetë popullore, ato nuk do të ishin të nevojshme. Demokracia kërkon tolerancë për mospajtimet dhe respektim për mosmarrëveshjet, madje edhe për çështjet me rëndësi thelbësore historike”.
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...