Misioni i OSBE-së do të organizojë sot një konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit.
Ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.
Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve – vendimmarrësve – lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...