Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

OSBE kërkon zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

18:27 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info
 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.Përmes një njoftimi në Facebook, OSBE-ja thekson se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ‘fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve’.

“Takimi i kohëve të fundit në mes të hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi – si dhe shkëmbimet tjera të tyre – janë pozitive dhe ne inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate, raporton Kallxo.com.

OSBE vlerëson se rasti Ivanoviq, është është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot”, vijon reagimi i OSBE-së.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut më 16 janar të këtij viti, ndërkaq kryesit e veprës ende nuk janë kapur nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

  • OSBE

Lajmet më të lexuara

  • 01

    Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...

  • 02

    Parashikimi i motit për nesër

  • 03

    Karbohidratet e shëndetshme

  • 04

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...

  • 05

    Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...

  • 06

    Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...

Të ngjashme

  • Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

    13:39 | 26 September 2025
  • TeaTen BeautySpa, 30 vite traditë bukurie dhe relaksi në Prishtinë

    13:00 | 20 September 2025
  • Shkolla digjitale dhe katër parqe të reja, Ballazha tregon ndryshimet në Hanë të Elezit

    14:02 | 12 July 2025
Ad Banner

Foto lajm

Haxhiu nderon gra të shquara të Kosovës në Ditën e Gruas

19:36 | 8 Mars 2026

Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e presidentit

22:34 | 5 Mars 2026

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-së

12:59 | 5 Mars 2026

Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in: Siguria e Kosovës, thelbësore për rajonin

20:56 | 25 Shkurt 2026

Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodër

18:17 | 25 Shkurt 2026

Nis takimi Konjufca – Spiropali

10:33 | 25 Shkurt 2026

Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

18:11 | 24 Shkurt 2026

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

16:56 | 24 Shkurt 2026

Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

18:14 | 20 Shkurt 2026

Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i sekuestrohet patentë-shoferi për tre muaj

09:07 | 19 Shkurt 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 777 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store