Sot në Burgun e Sigurisë së Lartë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, së bashku me Zevendësuesin e Drejtorit të BSL-së, Burim Buleshkaj pritën në takim Shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Michael Davenport.
Gjatë takimit, diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve, për të arriturat dhe sfidat e SHKK-së, reformat, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, brenda institucioneve korrektuese, për stafin korrektues dhe të burgosurit.
Davenport, shprehu gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, Selmani, falënderoi, ambasadorin Davenport për përkrahjen dhe mbështetjen që misioni i OSBE-së, i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap SHKK-së në të gjitha fushat.
Pas takimit, Selmani dhe Davenport vizituan stafin korrektues, stafin shëndetësorë, hapësirat dhe punëtoritë e të burgosurve brenda BSL-së./Arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar