Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.Braathu e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e institucioneve, në të njëjtën kohë ofroi mbështetjen e misionit të OSBE-së për institucionet e Kosovës.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Limaj e vlerësoi lart kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë.
Po ashtu, zëvendëskryeministri Limaj e çmoi ndihmën e miqve ndërkombëtar dhënë Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për temat si reforma elektorale, bashkëpunimi pozitë-opozitë si dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...