Lajmin e ka bërë të ditur Qendra e LVV në Deçan përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar Orges Tafilajn për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, transmeton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në procesin e brendshëm zgjedhor, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Deçan ka zgjedhur aktivistin Orges Tafilaj kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e lokale të 17 Tetorit.
Përzgjedhja e kandidatit është vetëm fillimi i një pune të palodhshme që na pret deri më datë 17 Tetor, punë që e vazhdon angazhimin e deritanishëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Fryma e ndryshimit të 14 Shkurtit do të vazhdoj edhe në zgjedhjet e Tetorit. Ndryshimi do të ndodh edhe në Deçan sepse populli e do ndryshimin.
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...