Studentët në Universitetin e Prishtinës “luftën” më të madhe po e bëjnë për pushtet në parlamentin studentor.
Koalicioni i organizatave studentore Reforma, USPE, SKV dhe PSUP rrezikojnë të humbasin të drejtën e përfaqësimit të rreth 50 mijë studentëve nga një grup i organizatave, të cilat sipas kryetarit aktual të PS, dëshirojnë ta shtrijnë ndikimin politik tek studentët përmes këtij parlamenti.
Sekretari i Rektoratit, Esat Kelmendi, i ka thënë Klan Kosovës se ka tre javë që pranon presione nga të dy palët e studentëve.
I njëjti tregoi se studentët që do të vijnë në krye të Parlamentit Studentor do të zgjidhen në bazë të rregulloreve dhe sa më drejtë pa ndonjë ndikim nga jashtë, qoftë edhe nga politika.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë