Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Takimi, i cili u mbajtë në ambientet e komunës, përfshiu diskutime mbi çështje të rëndësishme si infrastruktura, arsimi, dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, të cilat Prishtina do të nikoqirë në vitin 2030.
Pas përfundimit të takimit, Orav theksoi se Bashkimi Evropian mbështet projektet në Prishtinë, që kanë një ndikim pozitiv për banorët e kryeqytetit dhe për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë atje.
“Lidhshmëria, infrastruktura, arsimi dhe Lojërat Mesdhetare 2030 ishin fokusi kryesor i takimit tim me kryebashkiakun Përparim Rama. BE-ja mbështet projektet në Prishtinë nga të cilat përfitojnë banorët e saj dhe të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë këtu. Qeverisja e mirë dhe transparenca mbeten kyçe”, shkroi Orav, në “X”.
Si pjesë e vizitës, Orav dhe Rama inspektuan Sahat-Kullën, një simbol të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Prishtinës, e cila është restauruar falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe UNDP-së./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...