Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje sipas opozitës, por njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se zgjedhjet, para se të ndodhë reforma zgjedhore, ajo e Administratës publike dhe miratimi i ligjit për pagat, do të rrezikonin demokracinë zgjedhore.
Artan Murati, nga KDI thotë se është e pandershme të kërkohet nga opozita të mos luajë rolin e saj opozitar, derisa sipas tij, bllokada në vendimmarrje është një faktor që tregon se atyre u mungojnë votat për rrëzimin e Qeverisë.
LDK-ja dhe Vetëvendosje janë të vendosura të vazhdojnë bllokadën, deri sa pushteti ta pranojë se nuk ka vota as për t’i kaluar ligjet me shumicën e thjeshtë.
Por, sipas D4D-së, zgjedhjet në këtë kohë, do të rrezikonin tri procese të rëndësishme siç është reforma zgjedhore, ajo e administratës publike dhe miratimi i ligjit për pagat.
Kuvendi ka dështuar dje të miratojë disa projektligje, madje nuk ka arritur të kalojë as marrëveshja për fondet e IPA-së.
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...