Deputetët e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit më 4 shtator, për “dështimet e Qeverisë” për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka publikuar kërkesën, teksa ka thënë se ”Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Ky vit i ri shkollor, po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie: Dështimin për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindrit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë” ka shkruar Hoxha.
“Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”, ka përfunduar Hoxha./Arbresh.info/

Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...