Sërish ka dështuar miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme parlamentare.
Kjo pasi që tri partisë opozitare , LDK, PDK dhe AAK janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votim për asnjë marrëveshje ndëkombëtare dhe projketligj për shkak të situatës politike në vend, shkruan Arbresh.info.
Rrjedhimisht, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim fare marrëveshjen për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Kosovës dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...