Partitë opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë Ligjin për Fondin Sovran i cili më 15 dhjetor u miratua në Kuvendin e Kosovës.
Pas LDK-së, edhe PDK e AAK kanë marrë veprime që atë ta dërgojnë në Kushtetuese. Sipas opozitës, ky fond varfëron ndërmarrjet publike. Por nga partia në pushtet thonë se qeveria synon që përmes këtij fondi ta ngritë performancën e ndërmarrjeve publike të cilat konsiderohen më strategjike.
Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ligji për Fondin Sovran mund të dërgohet në Kushtetuese edhe nga dy partitë tjera opozitare, raporton RTKlive.
Të dëmshëm për vendin e ekonominë e kanë konsideruar këtë ligj edhe nga PDK e AAK, subjekte këto që, po ashtu, thonë se shumë shpejt mund ta dërgojnë të njëjtin në kushtetuese.
Ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës, subjekt i cili të premten e dërgoi ligjin në gjykatë, thonë se ekzekutivi përmes të njëjtit ligj po tenton t’i monipolizojë dhe varfërojë ndërmarrjet publike.
Mirëpo këto pretendime i kundërshtojnë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ekzekutivi ka paraparë që asetet më strategjike të Kosovës t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran, përmes të cilit synohet të rritet vlera e tyre dhe kthimi në investime.
Këtij fondi është paraparë t’i barten nën menaxhim: KEK-u, Posta, Trepça, Trainkosi dhe Infrakosi.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin