Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një konferencë për media njoftoi se është dorëzuar iniciativë për votimin e mosbesimit të qeverisë.
Kjo vjen pasi kryeministri Zoran Zaev, njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), njoftoi dorëheqjen e tij shkaku i rezultateve të pafavorshme për partinë e tij pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 31 tetor.
Deputeti opozitar Nikollovski u shpreh se në asnjë vend demokratik nuk ndodh që kryeministri të japë dorëheqje dhe e njëjta të mos arrijë në Kuvend për tetë ditë, andaj kanë vendosur të dorëzojnë inicitivën në Kuvend.
“Iniciativa është mbështetur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ‘Rindërtimi i Maqedonisë’, deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, deputetët e partisë politike Besa dhe deputetët e partisë politike E Majta”, tha Nikollovski.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që në afat sa më të shpejtë të caktojë seancë, në përputhje me rregullat ligjore.
“Gjithsej 61 deputetë e kanë nënshkruar këtë iniciativë dhe 61 nënshkrime së bashku me këtë iniciativë janë dorëzuar në kuvendin maqedonas. Presim që Kryetari i Kuvendit, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutë dhe Rregullore, të thërrasë sa më shpejt seancën për të votuar besimin e Qeverisë”, u shpreh Nikollovski.
Ai gjithashtu tha se janë në bisedime edhe me deputetë të tjerë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas tij, mund të votojnë gjithashtu për rrëzimin e Qeverisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me një marrëveshje të mundshme për krijimin e një shumice të re parlamentare dhe formimin e një qeverie të re, Nikollovski u shpreh se për këtë do të bisedohet pas “hapit të parë”, që është votimi i mosbesimit./raporton Anadolu Agency/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...