Përfaqësuesit e tre subjekteve opozitare në Drenas, sot në mënyrë simbolike kanë ironizuar me zyrtarët e Qeverisë, të cilët sipas tyre, që tre herë kanë prerë shiritin për rregullimin e shtratit të lumit Drenica.
Isa Xhemajli, Xhavit Drenori dhe Vehbi Berisha, kanë prerë një shirit pranë lumit Drenica, ndërsa kanë pohuar se nëse punët rregullohen vetëm me prerje shiritash, atëherë edhe ata dhe çdo qytetar do të ndihmojë në prerjen e shiritave.
Postimi i plotë i tre përfaqësuesve të opozitës në Drenas:
Sot “zyrtarisht” përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare në Drenas, premë shiritin për “fillimin” e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit DRENICA.
Pushteti komunal dhe ai qendror tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt por punimet nuk po zhvillohen dot. Zotimet kanë qenë që ky projekt do të përfundonte qysh në vitin 2014 deri në fshatin Dritan, përkatësisht te Guri i Plakës.
Nëse veç prerja e shiritave ndihmon në realizimin e projekteve, atëherë edhe NE dhe çdo QYTETARËT do të “ndihmojmë” me prerje të shiritave.
LERENI PRERJET E SHIRITAVE, REALIZONI PREMTIMET E DHËNA, MOS MASHTRONI !
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen