Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe “Nisma për Kosovën”, më 28 nëntor nuk do të protestojnë si zakonisht afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo, siç thonë ata, vetëm për t’iu shmangur provokimeve nga qeveritarët.
Vendtakimi i tyre këtë herë do të jetë sheshi “Zahir Pajaziti”, në afërsi të hotelit “Grand” në Prishtinë, ku do t’i kundërshtojnë marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.
Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë për “Zërin” se opozita më 28 nëntor do të manifestojë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e arritura, shkruan Zëri.
“Bëhet fjalë për një takim publik, ku ne bashkërisht do të manifestojmë vullnetin tonë në mbrojtje të Republikës, pra në kundërshtim të Marrëveshjes për ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionit me Malin e Zi”, ka deklaruar Frashër Krasniqi.
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...