Të shtunën, disa operatorë kabllorë në Kosovë në programet sportive kanë transmetuar pamje kërcënuese që ndërlidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ndaj kësaj, ka reaguar kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti i cili ka thënë se mbrëmë është njoftuar për këtë rast, shkruan Arbresh.info
Lexo edhe:
Me anë të një postimi në Facebook, Mehmeti ka thënë se nesër do të analizohen gjetjet e këtyre shpërndarjeve, kurse të martën vendosin për rastin në mbledhjen e Komisionit.
“Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. Nesër i analizojmë gjetjet kurse të martën vendosim për rastin në mbledhjen e Komisioni”, shkruan Mehmeti.
Kujtojmë se të shtunën, programet sportive serbe ‘Arena sport’ që transmetohen nga disa operatorë kabllorë në Kosovë, kanë transmetuar spote kërcënuese dhe lëvdata për sulmuesit terrorist serb që u vranë nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Pamjet tregojnë Manastirin e Banjskës dhe datën e 24 shtatorit, kur ndodhi sulmi terroristë./Arbresh.info
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!