Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, sot ka realizuar operacion policor, me ç’rast ka zbatuar urdhër kontroll në 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 i KPRK-së.
“Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij,duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.
“Katër personave të dyshuar A.A., S.A., E.G. dhe A.G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje./Arbresh.info/
LDK mban konferencë për media
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...