Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj dënimit me kusht të sulmuesit të një mjeku.
OMK, konsideron se praktika gjyqësore edhe njëherë është duke dëshmuar jo seriozitet lidhur me luftimin e formave të rënda të kriminalitetit, përfshirë ndëshkimin e veprave të dhunës fizike ndaj mjekëve në vendin e punës.
Sulmet të tilla ndaj personave zyrtar, për të gjitha veprat penale parashihet si formë e rëndë e veprave penale andaj shqiptimi shabllonik i dënimeve të tilla, të ashtuquajturave alternative, është duke inkurajuar dhe duke stimuluar sulmuesit dhe delikuencën ndaj mjekëve specifikisht në vendet e tyre të punës, thuhet në reagim.
Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se veprimet kriminale që përbëjnë sulm fizik ndaj mjekut në vendin e punës duhet kualifikuar si vepër penale e sanksionuar, e që parashihet dënimi deri në 10 vjet burgim efektiv për formën më të rëndë kualifikuese për këtë vepër penale.
OMK-ja do të angazhohet maksimalisht për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, për nevojën e trajtimit serioz lidhur me sigurinë e mjekëve në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjes së dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë kohë më parë ka dënuar me kusht një person, pasi kishte sulmuar një mjek në vendin e tij të punës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...