Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Rob Oliphant, Sekretari Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe anëtar i Parlamentit të Kanadasë.
Sipas kryeministrit, në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e pandërprerë të Kanadasë që nga viti 1999, shkruan Arbresh.info.
Ai falënderoi veçanërisht Kanadanë për mbështetjen e saj për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Diskutimet u përqendruan rreth bashkëpunimit të mundshëm në sektorë të ndryshëm sikurse energjia e pastër, burimet natyrore, prodhimin e lehtë dhe teknologjinë informative ku Kanadaja ka njohurinë, teknologjinë dhe përvojë të madhe.
Këto fusha u konsideruan me potencial të madh për bashkëpunim, që mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe përparimin teknologjik në Kosovë.
“Z. Oliphant, duke njohur përparimin e Kosovës, shprehu gatishmërinë e Kanadasë për bashkëpunim të plotë dhe thellim e zgjerim të marrëdhënieve mes dy shteteve tona.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar në takim nga ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, kurse z. Rob Oliphant ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...