Kapiten Ymërdin Hasani, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”, një ndër institucionet më prestigjioze të trajnimit ushtarak në ShBA.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit, Kapiten Hasani është nderuar me Medaljen për Arritje Ushtarake, e cila jepet vetëm pjesëtarëve që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe performancë të lartë profesionale.
“Përmes këtij kursi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.
Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës”./Arbresh.info/
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...