Oficerët korrektues parandalojnë futjen e drogës në Dubravë

11:40 | 14 Janar 2021

Një familjar i një të burgosuri në Burgun e Dubravës ka tentuar të fusë lëndë narkotike, të llojit marihuanë gjatë vizitës së tij në këtë qendër korrektuese.

Oficerët korrektues në burgun e Dubravës kanë parandaluar sot futjen e drogës, lloji marihuanë në këtë qendër korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se rasti ka ndodhur rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

Ndaj të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa me rastin e familjarit të tij i cili ka tentuar të fus ilegalisht narkotik, po merret Policia e Kosovës.

“I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia”, bënë të ditur SHKK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara