Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell iu ka bërë thirrje partive politike që të angazhohen në dialog.
O’Connell tha se vendi i tij mbështet çdo përpjekje të Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë.
“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ambasadori.
“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogu”, ka shkruar ai në Facebook.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...