Ambasadori Britanik, Ruari O’Connell sot është takuar me kapitenin Ismail Hoxha, oficerin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili është përzgjedhur instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.
O’Conell tha se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga Kosova dhe tani Hoxha do të trajnoj oficerët e rinj britanikë.
“Për mbi 20 vjet, Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga shoqëria kosovare. Ky investim po kthehet tani me kapiten Hoxha i cili do të trajnoj oficerët e rinj britanikë. Marrëdhënia jonë po bëhet një partneritet i vërtetë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Kapiten Hoxha kishte ndjekur më parë Sandhurstin si një kadet zyrtar dhe më pas kishte qenë përgjegjës për trajnimin e komandantëve të togorëve të këmbësorisë në Shkollën e Betejës së Këmbësorisë në Uells.
Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri./
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...