Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell i është bashkuar fushatës “As unë” për mos votimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.
O’Connell ka thënë se ai kurrë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose që ka përfshirë në listat e tyre kriminelë.
“Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë O’Connell.
Fushata “As unë” është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...