Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O ‘ Conell, ka thënë se vendi i tij do të vazhdoj të mbështes Kosovën në të gjitha lëmit dhe veçanërisht në lëmine e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.
Gjatë takimit të pare njoftues me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ambasadori O’ Connell ka thënë se është koha kur bashkërisht duhet të orientohen në drejtim të zhvillimit ekonomik.
“Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe duhet vërtet të bëhet më tepër në zhvillimin ekonomik. Unë premtoj se ne mandatin tim do të bëjë çmos që këto synime të realizohen dhe do të jam njëzë i fuqishëm karshi institucioneve vendore që të luftohen dukuritë negative dhe vërtetë përmes luftës kundër dukurive negative të përmirësohet ambienti i të bërit biznes”, ka thënë ai.
Ambasadori O’ Connell tha se do të angazhohen që në një të ardhme të afërt të ketë sa më shumë biznese nga vendi i tij në Kosovë.
“Rrugëtimi i Kosovës drejtë familjes evropiane duhet të jetë i përqendruar jo vetëm në dimensionin politik por edhe në atë ekonomik”, përfundoi ambasadori britanik.
Kryetari Gërxhaliu duke i uruar mirëseardhje ambasadorit O’ Connel tha se pa mëdyshje Britania e Madhe është njeri ndër partnerët më strategjik të proceseve në Kosovë dhe shprehu falënderimin e OEK-ut për kontributin e këtij shteti mik.
“Është koha kur bashkërisht duhet të drejtohemi ka zhvillimi ekonomik dhe prioritet i prioriteteve të jetë ekonomia. Që të kemi efektet pozitive në ketë drejtim duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit dhe partneriteti me Britaninë e Madhe është i rëndësisë substanciale për ardhmërinë e Kosovës”, tha kryetari i Odës./Arbresh.info/
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...