Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien bashkë me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier ka mbjellur një pemë në nderim të veprës së ambasadores amerikane, Tina Kaidanow.
Në njoftimin e ambasadës amerikane, Hovenier citohet të ketë thënë se kjo pemë do të qëndrojë simbol i trashëgimisë së Kaidanoë si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
”Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, u shpreh Hovenier, ndërsa mesazhin e tij e shoqëroi edhe me një fotografi të O’Brien pranë pemës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...