Oborri i fakulteteve strehë e qenve endacakë (VIDEO)

20:58 | 26 Prill 2017

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka patur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë. Kjo dukuri po vazhdon ende ne qytetin e Prishtinës.

Vrasja e qenve endacakë, si praktikë e mëhershme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në vitin 2011, pati zgjuar reagime të shumta te qytetarët dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Atë kohë ishin eliminuar rreth 300 qenë endacakë. Por eliminimi nuk është konsideruar si zgjidhje e duhur.

Qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë thanë se këta qen duhet të strehohen sa më parë në mënyrë që të mos rrezikojnë jetët e tyre.

E fëmijët që shpesh e shfrytëzojnë këtë pjesë për argëtim ndihen mjaft të frikësuar .

Lis Kabashi Përgjegjës nga Qendra Kosovare për strehimin dhe trajnimin e qeneve endacak tha se kjo dukuri vjen nga persona të papërgjegjshëm të cilët i mbajnë një kohë të gjatë qentë dhe pastaj i lirojnë

Ndiqeni kroniken e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara