Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga përfaqësuesja e BERZH-it, Leonora Kusari.
Njohja e të dyja palëve dhe diskutimi mundësitë e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta ishte qëllimi kryesor i takimit.
Sekretari i bordit Diamant Elshani njoftoi për së afërmi për iniciativën e Odës, strukturën e bizneseve që përfaqëson dhe aktivitetet e saj, duke theksuar që është e rëndësishme që bizneset të kenë informatën për përkrahjen që mund të ofroj BERZH për zhvillimin e tyre.
Kusari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat dhe shpalosi disa nga shërbimet që ofron BERZH për bizneset duke përfshirë: trajnimet, çertifikimet me ISO standard, financimet e ndryshme, përkrahjen që u ofrohet grave në biznes. Gjithashtu, shprehu gatishmëri për bashkëpunim pasiqë Oda ka një numër të madh të bizneseve të cilët mund të informohen më hollësisht rreth mundësisë së bashkëpunimit me BERZH.
Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Odës dhe BERZH mund të sjell shumë përfitime tek bizneset.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...