Tre nxënës janë viktima të dhunës brenda dy ditësh në Prishtinë. Që të tre kanë marrë plagë nga thika, të shkaktuara nga dora e bashkëmoshatarëve të tyre, shkruan sot, gazeta Zeri.
Therjet me thikë ndërmjet nxënësve në Kosovë po ndodhin çdo ditë. Derisa të enjten pati gjuajtje me revole, si dhe përleshje me thikë ndërmjet nxënësve të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe shkollës “28 Nëntori”, në të cilën mbeti i therur me thikë një nxënës 16-vjeçar dhe të premten nga therja me thikë në Prishtinë kanë mbetur dy adoleshentë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e radhës të therjes me thikë ndërmjet dy të rinjve A.R, mashkull 15 vjeç, si dhe V.D, mashkull 14 vjeç. Viktimat sipas këtij raporti kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe janë dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast. Ndërkaq, për rastin e së enjtes Flora Ahmeti, nga Zyra për Informim e Rajonit të Prishtinës, ka thënë për gazetën se të dyshuarit tjerë janë liruar, ndërsa në paraburgim po mbahet personi që e ka goditur me thikë. Ahmeti ka konfirmuar se personi që ka shtënë me thikë në bashkëmoshatarin e tij është po ashtu nxënës.
Për këtë rast më parë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka thënë për gazetën se nxënësi 16-vjeçar është hospitalizuar në këtë klinikë për 24 orë, në të cilën ka marrë dhe trajtimin adekuat. I riu kishte marrë plagë në kraharor.
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...