Sot nxënësit e klasave të nënta i janë kthyer bankave shkollore, për ti plotësuar mungesat gjatë kohës së pandemisë.
Nijazi Ukshini Zëvendësdrejtor i shkollës “Meto Bajraktari”, në Prishtinë për arbresh.info, tha se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të gatshëm t’i respektojnë të gjitha rekomandimet me qellim të ruajtjes së distancës.
“Mësimi ka filluar sot me rregull, shkollat janë dezinfektuar, distanca po mbahet, numri i nxënëseve nëpër klasë është 12 deri 15 nxënës, gjithçka është duke shkuar në rregull deri më tani”, tha ai.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit, ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë – për klasët e nënta do të mbahet më 23 qershor 2020.
Ndryshe, për shkak të pandemisë COVID19, si masë parandaluese, ish qeveria e Kosovës më 13 mars ka mbyllur shkollat.
Ndërsa, që nga 23 marsi i këtij viti ka nisur mësimi online./A.Zeka/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1097565063934467/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin