Në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në bazë të dhënave që ka publikuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 4 mësimdhënës, 8 nxënës dhe 2 punëtorë teknik janë konfirmuar me COVID-19.
“Ju njoftojmë që në shkollën tonë, ”Meto Bajraktari” janë konfirmuar nga IKSHPK-ja raste pozitive me COVID-19. Janë 4 mësimdhënës të shkollës, si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtor teknik të konfirmuar me Covid-19”, ka bërë të ditur shkolla përmes një njoftimi.
Task Forca e Shkollës, ka mbajtur takim urgjent online dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në bazë të udhëzimeve të Protokollit, që të parandalohet shpërndarja mëtutjeshme e COVID-19, është vendosur që nga dita e nesërme, më datë 11.03.2021, mësimi i rregullt nga skenari A dhe B të kalojë në Skenarin C, për dy javë, pra gjerë më datën 25.03.2021.
Gjithashtu Task Forca e Shkollës, që të mos ketë ndërprerje mësimi, ka hartuar planin për vijimin e mësimit online përgjatë këtyre dy javëve.
“Gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë të obliguar që të vijojnë procesin mësimor sipas skenarit C në platformat e lartshënuara”, thuhet në njoftim.
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...