Drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Mitrovicës Pajazit Hajzeri, ka vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e aksidentuar të shkollës së Rashanit, pas aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 08:30 minuta, kur nxënësit dhe mësimdhënësit ishin nisur për në mësim në shkollën e Rashanit, me një automjet të kompanisë së kontraktuar nga Komuna.
Sipas komunikatës nga komuna, Hajzeri ka thënë se fatbardhësisht nxënësit dhe arsimtarët kanë shpëtuar pa telashe më të mëdha në aksidentin i cili ka mundur të jetë fatal për ta. Ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar drejtpërdrejt edhe me personelin mjekësor në ambulancën e Rashanit dhe me ata të QKMF-së në Mitrovicë, për të mësuar për gjendjen shëndetësore të aksidentuarve.
Nga mjekët në këto institucione shëndetësore, drejtori Pajaziti ka mësuar se, nga 10 nxënësit dhe 12 mësimdhënësit që gjendeshin në automjetin me të cilin po transportoheshin për në shkollë, vetëm një nxënës dhe dy mësimdhënës janë dërgua për në spitalin e qytetit, ku pas ofrimit të ndihmës së mjekut, janë kthyer për në shtëpitë e tyre, pa probleme të mëdha shëndetësore, ndërsa nxënësit tjerë janë trajtuar në ambulancën e fshatit në Rashan.
Hajzeri po ashtu ka bërë të di tur se mësimi në shkollën e Rashanit ka vazhduar normalisht dhe se kanë munguar vetëm nxënësi dhe dy mësimdhënësit e dërguar në spital, por të cilët janë zëvendësuar me mësimdhënës të tjerë.
Ai ka shtuar se pas raportit të policisë do të shqyrtohet përgjegjësia e kompanisë së kontraktuar për transportimin e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në bazë të raportit do të ndërmerren masat adekuate.
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...