Tashmë thuajse është bërë traditë për nxënësit dhe stafin e mësimdhënësve të shkollës “Vëllezërit Frashëri” të Vragolisë që të ndajnë dhurata për festat e fundvitit.
Në kuadër të iniciativës ‘T’, nxënësit e shkollës bashkë më kolektivin shkollor, tash e një muaj kanë organizuar grumbullimin e gjësendeve për tua shpërndarë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, njofton Klan Kosova.
“Nxënësit u përkujdesën që të mbledhin sa më shumë veshmbathje, lodra, mjete shkollor, ushqime e gjërat tjera elementare, për tua dërguar bashkëmoshatarëve të tyre”, ka thënë Fisnik Sllamniku, përgjegjës i shkollës.
Sllamniku, tregoi se bashkë me nxënësit dhuratat e grumbulluara janë dërguar tek disa familje të Fushë Kosovës, dhe në sisa fshatra në rrethinë të komunës si në Bardhë i Madh, Bardh i Vogël, Mesbardh, Sllatinë.
“Shpresojmë se familjarët dhe prindërit e nxënësve, së bashku me mësimdhënësit të kontribuojnë edhe në vazhdimësi në grumbullimin e gjësendeve që janë të nevojshme për familje në nevojë. Kjo, kryesisht është iniciativë që besojmë se do ta zgjerojmë edhe nëpër shkollat tjera”, ka thënë përgjejgësi i Shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Vragoli, Fisnik Sllamniku.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....