Gati 100 për qind e votave me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 tashmë janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para bindshëm më 72.16% apo 19 mijë e 119 vota.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.11% – 2 mijë e 679 vota kurse në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 538 vota apo 9.58 për qind.
Pas saj është AAK, parti kjo që s’ka arritur të kap as 4 për qind.
Bazuar në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen gjitha votat, LVV është e para me 50.66 për qind, PDK e dyta me 20.43%, dhe LDK-ja me 13.33%.

Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...