Janë numëruar votat e para nga diaspora për kryetar të Prishtinës.
Sipas KQZ-së, në bazë të 20 për qind të votave të numëruara nga diaspora, kandidati i VV-së, Hajrulla Çeko, i ka marrë 47.31 për qind apo 83 vota.
Në vendin e dytë është Përparim Rama i LDK-së me 30.65 për qind apo 57 vota, ndërsa në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 30 vota apo 16.13 për qind.
Kurse, Besa Shahini e PSD-së dhe Bekë Berisha i AAK-së deri më tani kanë marrë nga katër vota në diasporë, teksa Fatmir Selimi si kandidat i pavarur i ka marrë dy vota dhe Nedime Belegu ka marrë një votë.
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...