Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit të rezultateve të votave me post nga jashtë Kosovës.
Pas numërimit të mbi 77 për qind të votave të dërguara me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.2 për qind.
Në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 9.7 për qind, ndërsa vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.06 për qind.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime./Arbresh.info

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...