Derisa numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit po shkon drejt fundit, ‘lufta’ mes Partisë Demokratike të Kosovës e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një ulëse ka vazhduar.
Kjo e fundit ka arritur sërish të rikthejë ulësen e pesëmbëdhjetë në Kuvendin e Kosovës, të cilën ia kishte rrëmbyer Partia Demokratike.
Tash kur LDK-ja u rikthye në 15 mandate në Kuvend për legjislaturën e 10-të, PDK-ja ka rënë në 22, nga 23 sa kishte kur ia kishte rrëmbyer LDK-së një ulëse kuvendare dje.
Ndryshimi në ndarjen e ulëseve erdhi pasi numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme po i afrohet 99 përqindëshit, e kanë mbetur për t’u numëruar vetëm edhe 35 kuti votimi.
Bazuar në rezultatin e fundit, lëvizja Vetëvendosje që aktualisht ka 57 ulëse, ka arritur në 50. 83 për qind të votave, PDK-ja si e dyta me 22 ulëse aktualisht, ka 20, 34 për qind të votave, LDK-ja me 15 ulëse aktualisht, ka 13, 28 për qind të votave, ndërsa AAK-ja me 6 ulëse, ka 5, 51 për qind të votave në total.
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...