Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, që njëherësh ishin edhe votat e fundit që kishin mbetur pa numëruar.
KQZ-ja ka bërë edhe përditësimin e të dhënave në faqen e tyre zyrtare.
Sipas numërimi të 56 kutive, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 44.25 %. VV-ja ka arritur të marrë 5214 vota. Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 2377 vota ose 20.17%, ndërsa në vendin e tretë është LDK-ja me 13.64% të votave.

Ndryshe, ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentari të 9 shkurtit në Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Elezi tha se KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare.
“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.
“Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, tha Elezi.
“Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë. Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar”, tha Elezi./Arbresh.info
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...