Rreth tre mijë persona deri tash kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në qendrën më të madhe të vendvotimit në Podujevë.
Nga 13 mijë sa kanë të drejte vote në shkollën ” Isa Boletini”, në Podujevë deri tash ka pasur një numër më të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Të paktën kështu ka thënë Fehmi Zeqiri, koordinator në shkollën “Isa Boletini”, për Arbresh.info
” Të drejtë vote në këtë qendër kane mbi 13 mijë persona. Deri tash kanë votuar mbi 3 mijë persona. Numri ka qenë më i ulët gjatë orëve të para të mëngjesit derisa tash vërehet një numër më i lartë. Nuk ka pas deri tash as një problem apo parregullsi. Materialet kanë ardhur më kohë derisa jemi munduar ti respektojmë edhe masat anti-covid”, ka thenë Zeqiri.
Kujtojmë se të gjithë atyre që deri tash nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë kanë mundësi deri në ora 19:00./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...