Nuk ndryshojnë mendjen deputetët e PDK-së që votuan kundër Speciales

20:05 | 1 Korrik 2015
M. A.

Si presion e kërcënim për deputetët po shihet nga opozita kërkesa e vazhdueshme ndërkombëtare që, edhe pse dështoi të votohej ndryshimi i Kushtetutës javën e shkuar, kjo çështje të rikthehet në Kuvend dhe të marrë votat e deputetëve.

Por, pavarësisht presionit, deputetët që i dhanë votë kundër amendamentit 24 nuk e kanë në plan të ndryshojnë qëndrimin.

Të kontaktuar nga KTV-ja disa nga deputetët e PDK-së kanë thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, sikurse të premten e shkuar.

Nga ana tjetër, për opozitën çfarëdo veprimi tjetër i pushtetit është i papranueshëm.

Ndërkohë, Driton Selmanaj nga KDI-ja ka thënë se megjithëse rikthimi për votim nuk është një praktikë e mirë, ajo mund të ndodhë, por do të merrte kohë, transmeton Koha.net.

Të premten e shkuar 7 deputetë të PDK-së votuan kundër ndryshimit kushtetues, 2 abstenuan, ndërsa 4 deputetë të partisë së Hashim Thaçit nuk morën pjesë fare në votim, duke bërë kështu të dështojë përpjekja e parë e pushtetit për themelimin e speciales.

Shpërndaje në rrjete sociale