Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, është mbyllur pasi rendi i ditës nuk është miratuar.
Sipas mediave vendase, për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11 dhe abstenuan 46.
Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi pritej të vendosë për propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.
Propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ai propozoi për pasardhës ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.
Kryeministri Zdravko Krivokapiq kërkoi shkarkimin e Abazoviqit, pasi koalicioni (GP URA dhe CIVIS) dhe deputetët e opozitës kërkuan një votë mosbesimi ndaj Qeverisë, të cilën deputetët do ta votojnë të premten. /telegrafi/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë