Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj sot ka mbajtur një takim informues me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, me përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës, policisë, shëndetësisë, hidroregjionit, ekoregjionit, zjarrfikësve, KEDS-KESCO dhe postës.
Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka informuar të gjitha këto organe përgjegjëse, me situatën, e cila konsiderohet nën kontroll, pasi përjashtuar katër rastet e mëhershme, deri më tani nuk janë paraqitur raste të reja, ndërsa masat për parandalimin e COVID-19, sipas udhëzimeve nga qeveria dhe IKSHP, por zbatohen në tërësi, e po ashtu edhe qytetarët janë duke zbatuar urdhëresën për kufizime të lëvizjeve pa nevojë.
“Sa i përket masave, bazuar edhe në raportimet e organeve përgjegjëse, u bë e ditur se policia është duke e mbajtur në karantinë territorin e komunës, sipas vendimit 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndalimin e hyrje daljeve në Malishevë, e po ashtu edhe masat tjera janë duke u zbatuar në tërësi. Edhe shërbimet shëndetësore janë duke u kryer në rregull, si edhe shërbimet administrative në komunë, por me staf të reduktuar”, thuhet në komunikatë.
Aty u tha se furnizimi me ujë të pijes në vendbanimet me sistem të ujësjellësit, është duke u bërë normalisht, sikurse edhe grumbullimi i mbeturinave në tërë territorin e komunës, pastaj furnizimi me energji elektrike është i mirë dhe pa probleme, shërbimet postare gjithashtu po kryhen, si dhe shërbimet e internetit dhe kabllovikut nga operatorët që e mbulojnë Komunën e Malishevës.
“Sa i përket furnizimeve, të gjitha marketet janë duke punuar sipas udhëzimeve dhe janë të furnizuara mirë, përderisa ndihet një mungesë e miellit, por mullinjtë kanë deklaruar se do të vazhdojnë të furnizohen me grurë e miell brenda mundësive që kanë për shkak të situatës, por nuk ka vend për shqetësim”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu edhe barnatoret janë të furnizuara me barna, e edhe në këtë fushë të furnizimeve nuk ka vend për shqetësim.
Në këtë takim, duke filluar nga kryetari, anëtarët e kuvendit dhe të gjitha organet tjera, përsëri ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por thjeshtë ti zbatojnë udhëzimet e dhëna për qëndruar në shtëpi dhe t’iu ikin tubimeve në grupe, me qëllim të parandalimit të prekjes me virusin COVID-19, si masa më e mirë parandaluese.
Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Milani do ta dërgojë një mjek të klubit në Londër, para se t...
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…