Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, është bërë shkak që disa anëtar të Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve të suspendohen nga ky njësit. Burime të “Arbresh.info”, kanë bërë të ditur se në maj të këtij viti, deri sa ish-komandant “Sulltani” po transportohej nga burgu për në Gjykatën e Apelit, atij nuk i ishin vënë prangat, me çka edhe ishte shkelur rregullorja e këtij njësiti. Gjithë kjo ka ndodhur kur Selimi po paraqitej në rastin e njohur si grupi “Drenica” në seancën e shqyrtimit të ankesave të tyre kundër dënimit të shqiptuar vitin e kaluar për krime lufte.
Sipas këtij burimi, menjëherë pas identifikimit të kësaj shkelje ishin ndërmarr masat ndaj gardianëve, të cilët kishin në përcjellje ish- Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Lajmin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë. Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie, Saranda Salihu, Njësiti për Përcjelljen e të Burgosurve, pas verifikimit të kësaj çështje ka ndërmarr masa ndaj gardianëve të përfshirë në këtë rast.
“Ju njoftojmë se pas marrjes së informatës se stafi i NJPB-së nuk i ka kryer detyrat në bazë të rregullores, janë ndërmarr të gjitha masat ndaj stafit që kanë qenë në ketë detyrë, masë e cila parasheh “ndërrim i vendit të punës, përkatësisht largim nga Njësiti për Përcjelljen e Burgosurve”, është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Saranda Salihu.
Ndryshe, këto ditë pritet që Gjykata e Apelit të dorëzoj vendimin e saj për rastin “Drenica I” dhe “Drenica II”./ Gita Lushi/Arbresh.info/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot