Vendi i autobusit me të cilin do të udhëtonin qytetarët për në aeroportin “Adem Jashari”, vazhdon të mbetet bosh.
Kjo pasi që linja e këtij autobusi nuk ka funksionuar asnjëherë, ani pse marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës është nënshkruar që nga 24 janari i këtij viti, raporton KTV.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se do të formohej një komision, i cili do ta përcaktonte orarin dhe çmimin e biletës së autobusit.
Sipas udhëtarëve, ky autobus është i domosdoshëm.
Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm në rajon që nuk ka linjë autobusi që lidh qytetin me aeroportin.
Çmimi për biletë të autobusit në njërin drejtim, në Shqipëri është 2 euro, kurse në Maqedoni 2 euro e 90 centë.
Çmimi i biletës së autobusit nga Prishtina në aeroportin “Adem Jashari”, nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, parashihej të ishte rreth 3 euro për një drejtim.
Zyrtarë të MI-së, përmes telefonit, i kanë thënë KTV- së se procedurat nga ana e kësaj ministrie janë kryer.
Por, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, gjatë javës nuk ka kthyer përgjigje se kur do të fillojë të funksionojë kjo linjë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...