Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për protestën e përbashkët me Njësinë Speciale Operative dhe njësitë e tjera të mbajtur të shtunën e 9 dhjetorit.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga ta, bëhet me dije se deri në muajin janar nuk do të ketë më ndonjë aktivitet.
“Këshilli Drejtues vendosi që në muajin janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social”, thuhet në njoftim.
Tutje mësohet se arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog.
“Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal” thuhet tutje në komunikatën për media./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...